19:34 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Klopp: Asnjë futbollist i mirë s’do të largohet

Manchester City u shpall kampion i Premierligës duke bërë që Liverpool të pres të paktën edhe një vit për triumfin.

Trajneri i skuadrës, Jurgen Klopp ka uruar kundërshtarët për titullin dhe ai ka premtuar se asnjë futbollist i mirë nuk do të largohet nga skuadra.

Urime Manchester City. U munduam ta bënim sa më të vështirë të ishte e mundur për ta. Jam shumë krenar për djemtë e mi.

Është e pabesueshme se çfarë kanë bërë këta djem gjatë këtij sezoni. Kemi punuar shumë, po ashtu edhe City. Qëllimi ynë gjatë kësaj jave ishte të kapnim 97 pikë.

Sot nuk është një ditë e mirë, por kemi shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme pas tre javëve.

Skuadra ka bërë hapa gjigantë këtë sezon. Është një sezon i veçantë, më i mirë se ai që kam bërë me Borussia Dortmund që u shpalla kampion. Megjithatë kishte një skuadër më të mirë se ne.

Ky është vetëm hapi i parë. Gjithmonë pas një viti të mirë kemi humbur lojtarët kyçë të skuadrës, por këtë herë nuk do të ndodhë kështu.