Klopp befason me deklaratën e tij për ndeshjen me Leeds, shikoni se çfarë thotë për mbrojtjen

Skuadra e Liverpooolit dje arriti ta mposht ekipin e Leeds me një rezultat të ngushtë në 4:3, takim ky në kuadër të xhiros së parë në Premierligë.
Me një hat-trick nga Salah dhe një gol nga Van Dijk, “The Reds” paketuan pikët e para me fillimin e Premierligës, shkruan IndeksOnline.
Ndërkaq, pas ndeshjes foli edhe tekniku, Klopp i cili tha se skuadra e tij nuk u paraqitën në mënyrë më të mirë të mundshme.
“Unë nuk e pashë që ne luftonim në mbrojtje, por mënyra se si ata kanë luajtu, nuk ju lejon të mbroheni dhe të shënoni njëkohësisht,” tha Klopp.
“Por, për golin e parë të dy mbrojtësit ishin më të thellë se pjesët e qendrës dhe kjo nuk duhet të ndodhë kurrë në futboll.
“Rasti i dytë ishte një keqkuptim midis Virgil dhe Ali dhe unë nuk mendoj se do t’i shohim këto situata shumë shpesh”, tha Klopp.