22:39 / E Enjte, 21 Shkurt 2019

Klopp befason me mendimin e tij për Solskjaer

Të dielën do të zhvillohet ndeshja më e madhe në futbollin anglez mes Liverpool dhe Manchester United.

Para kësaj ndeshje, Jurgen Klopp ka dhënë një intervistë për ‘Sky Sports’, transmeton Indeksonline.

Në këtë intervistë, ai nuk ka mundur assesi t’i ik pyetjes për menaxherin e Manchester United, Ole Solskjaer.

“Ne jemi të bekuar me lojtar të mirë përreth nesh dhe Solskjaer po bënë punë brilante. Bëhet fjalë për të nxjerrë potencialin e ekipit, duke përmirësuar cilësinë dhe kjo është ajo që ai bëri dhe kjo e bënë ata menaxher për një top ekip” u shprehë Klopp.

“Unë nuk e njoh atë, e kam takuar një herë- mendoj se ishte vitin e kaluar në një ndeshje stërvitore në La Manga” përfundoi ai./Indeksonline/