09:10 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kloppi befason të gjithë, e kontakton në telefon futbollistin më të fuqishëm në botë

Futbollisti më i fuqishëm në botë që luan për Wycombe, Adebayo Akinfenwa të hënën ka pranuar një mesazh të befasishëm nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman e thirri Akinfenwanin që ta uronte për suksesin që ai dhe skuadra e tij arritën së fundmi, transmeton Indeksonline.

Wycombe arriti që të promovohej në “Championship”, që është një nivel më poshtë se Premier Liga.

Mesazhin që e ka marrë në Whatsapp nga Kloppi, e ka bërë të ditur vetë lojtari në rrjetin social Twitter.

“Përshëndetje gjigant, urime! E shikova ndeshjen, nuk pashë intervista pas ndeshjes, por Hendo apo njëri nga lojtarët e mi më tregoi se ti deshe që të më kontaktoje mua, çfarë ke dashur të më thoshe. Nëse mund të flasësh me mua në Whatsapp, atëherë më thirr. Urime. Besoj që tërë jetën ke dëshiruar që të luash në Championship, tani je aty. Fitore, fitore e mrekullueshme. Edhe në këtë kohë të çuditshme, shpresoj të festosh në mënyrë të përshtatshme”, ka thënë Kloppi në mesazhin dërguar Akinfenwasit./Indeksonline/