Klopp beson se Dortmundi do të jetë kampion në Bundesliga

Jurgen Klopp është i bindur se Borusia Dortmund do të fitoj Bundesligën këtë edicion.
Trajneri gjerman s’e ka fshehur se është ende fans i madh i ish-skuadrës së tij.

“Ndoshta nuk është sekret që unë dua që BVB të jetë kampione. Dhe unë besoj fuqishëm në këtë. Ajo që përjetohet atje njëherë nuk harrohet asnjëherë. Me trofeun rreth Borsigplatz, ky është ende një nga momentet kryesore të karrierës sime. Besoj fuqishëm se do të jenë kampion. Mundësia është kaq e madhe dhe ata do e përdorin këtë. Do t’i mbaj gishtat të kryqëzuar para televizorit në Liverpool për ta pritur këtë moment” ka thënë Klopp për BILD./Indeksonline/