Klopp: Botërori “Katar 2022”, në kohën e gabuar!

Sot do të nis sezoni i ri i Premer Ligës angleze me dualin Crystal Palace-Arsenal, ndeshje e cila do të fillojë në ora 21:00.
Ky sezon do të filloj disa javë më herët se zakonisht, shkaku i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, i cili pritet të mbahet gjatë muajve nëntor-dhjetor, shkruaan Indeksonline.
E për këtë ka pasur kritika trajneri i Liverpulit Jurgeen Klopp.
Teksa ka folur në konferencë para ndeshjes me Fulhamin, tekniku gjerman ka thënë se kampionati botëror vjen në kohë të gabuar pasi do ta ndërpres kampionatin.
“Ky Botëror vjen në kohën e gabuar dhe për arsyet e gabuara”, ka thënë shkurt Klopp në konferencën për shtyp./Indeksonline/