08:16 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Klopp: City është skuadra më e mirë në botë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mendon që Manchester City është skuadra më e mirë në botë.

Liverpooli aktualisht është në krye të tabelës në Premier Ligë pas një starti perfekt duke fituar 5 ndeshjet e para, me 5 pikë më tepër se kampioni aktual City.

Megjithatë, Klopp beson që skuadra e Pep Guardiolas është superiore në krahasim me Liverpoolin e tij.

“Nuk mund të jemi skuadra më e mirë në Evropë sepse Manchester City është skuadra më e mirë në botë. Kam dëgjuar që ky është planeti i njejtë” ka thënë Klopp. /Indeksonline/