Klopp del kundër Kupës së Botës për Klube: Është ideja më e keqe

Kupa e Botës për Klube e cila ka nisur për herë të parë në histori me format të ri, ku garojnë 32 skuadra, është pritur mirë nga tifozët e futbollit.
Por ka edhe tifozë, futbollistë e trajner që janë kundër kësaj ideje, shkruan IndeksOnline.
Pas futbollistit të Barcelonës, Raphinha, me këtë ide nuk pajtohet edhe ish-trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp.
Tekniku gjerman tha se kjo është ideja më e keqe ndonjëherë në historinë e futbollit, duke pasur frikë se lojtarët do të pësojnë lëndime që nuk i kanë pasur kurrë më parë.
“Kupa e Botës për Klube është ideja më e keqe e zbatuar ndonjëherë në futboll. Njerëzit që kurrë nuk kanë pasur lidhje me biznesin e ditës po dalin me ide. Kam frikë se sezonin e ardhshëm lojtarët do të pësojnë lëndime që nuk i kanë pasur kurrë më parë. Nëse jo, atëherë do të ndodhë në Kupën e Botës ose më pas”, ka deklaruar Klopp./IndeksOnline/