75 Mall Live Search
15:31 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / A. A

Klopp e arsyeton Solskjaerin pasi luajti me ekipin e dytë kundër Leicesterit

Tifozët e Liverpoolit kanë fyer e akuzuar trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer pasi ky i fundit luajti me ekipin e dytë kundër Leicesterit.

‘Djajtë e kuqë’ humbën në Old Trafford 1-2, derisa tifozët aludojnë që trajneri norvegjez e bëri këtë veprim qëllimshëm që të dëmtohej Liverpooli.

Por ndryshe mendon Jurgen Klopp, i cili ka arsyetuar veprimin e homologut të tij.

“Të luash, të dielën, të martën, të enjtën është krim. Nuk është faji i Ole Gunnar Solskjaer apo futbollistëve. A do ta bëja unë të njejtën gjë? Po, sepse detyrohemi sepse jemi në fund të sezonit dhe futbollistët kanë luajtur shumë ndeshje. United luan në finale të Europa League” deklaroi Klopp.

/Indeksonline/