09:42 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Klopp e çon në qiell Napolin: Mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liverpooli u mposht 2:0 ndaj Napolit në një ndeshje mjaft kontroverse të xhiros së parë të fazës së grupeve në Champions Leagues.

Pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tha se Napoli mund ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve, transmeton Indeksonline.

“Ata mund ta fitojnë trofeun e kësaj gare, kështu është e vërteta. Nëse e ke një plan të mirë, lojtarë të mirë – që ata i kanë – atëherë ti ke mundësi ta fitosh garën. Ne e kemi përjetuar se s’ke nevojë të jesh skuadra më e mirë në botë për ta fituar Ligën e Kampionëve”, tha Klopp.

“Ti duhet të jesh në momentin e duhur, duhet të kesh fat në disa situata dhe kur janë vetëm dy burra në dhomë që mendojnë se ajo ishte penallti, ti duhet ta pranosh që ishte penallti, por kjo është e gjitha. Natyrisht që ata mund ta fitojnë garën” – u shpreh trajneri fitues i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar./Indeksonline/