20:18 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Klopp e komenton deklaratën e agjentit të tij për largim nga Liverpooli

Agjenti i Jurgen Klopp, Marc Kosicke, deklaroi gjatë ditës së sotme se trajneri i Liverpoolit mund të largohet nga skuadra për shkak të motit të keq në Angli.

“Kemi ende kohë për të menduar. Duhet të shohim nëse ndryshimi i klimës do të sjellë mot më të mirë në Angli. Ulla (gruaja e Kloppit) dhe Jurgen zgjohen në mëngjes dhe është errët. Kur takohen përsëri në mbrëmje është poashtu errët” ka deklaruar Kosicke.

Megjithatë shpejtë ka reaguar trajneri Klopp duke agjenti ka bërë shaka dhe askush nuk e ka kuptuar.

“Ai ka dashur të bëj shaka ndërsa unë dua të jem serioz. Ishte humor gjerman që askush nuk e ka kuptuar. Moti nuk është asnjëherë arsye për mua që të ndërroj qytet. Nuk ka asgjë të vërtetë në atë storje. Ishte vetëm shaka që askush nuk e kuptoi” deklaroi Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes me Napolin. /Indeksonline/