Klopp e krahason Adrianin me Rocky Balboa
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka krahasuar Adrianin me Balboan pasi që priti penalltin kundër Chelsea në Super Kupën e UEFA-së në Stamboll.
Giroud ishte ai që e vendosi në epërsi skuadrën para se Mane të barazonte rezultatin, kurse ndeshja përfundoi me rezultat 2-2 duke shkuar kështu në penallti.
E ishte Adrian i cili arriti ta mbrojë gjuajtjen e Tammy Abraham për të fituar kështu me rezultat 5-4./Indeksonline/.