Klopp e ktheu nga huazimi të mërkurën, mbrojtësi i Liverpoolit shënoi dje gol senzacional

Një nga golat më të bukur të kohëve të fundit është shënuar dje nga mbrojtësi i Liverpoolit, Billy Koumetio. Mbrojtësi francez shënoi nga më shumë se gjysma e fushës në ndeshjen ndaj PSG-së.
Ky gol u realizua vetëm një ditë pasi Klopp vendosi ta kthej në skuadër pas huazimit te Austria Wien.
20 vjeçari francez kishte debutuar në kohën e Klopp dhe vlerësohet lart nga trajneri gjerman.
Madje, Kuemotio në fitoren e djeshme shënoi dy gola për Liverpoolin, ani pse është qendërmbrojtës./Indeksonline/