Klopp e largon edhe një serb nga Liverpooli, “s’pastrohet” skuadra
Liverpooli e ka pastruar skuadrën duke e larguar edhe një serb të mbetur në ekip.
Lazar Markovic ka udhëtuar në Bruksel për tu prezantuar te Anderlecht. 3 milionë funta i ka kushtuar kjo blerje skuadrës së famshme belge.
Për dështakun e Liverpoolit ishte shumë e interesuar edhe Paok, por që belgët në fund e bindën atë pasi më parë ishte i huazuar te kjo skuadër.
Liverpooli e kishte blerë serbin në vitin 2004 për 20 milionë euro nga Benfika, por që i njëjti nuk tregoi asnjëherë asgjë te Reds.
Klopp pak ditë më parë e largoi edhe serbin tjetër, Marko Grujic të cilin e ka dërguar në huazim te Herta e Berlinit./Indeksonline/