17:00 / E Martë, 23 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Klopp e merr te Liverpooli drejtor sportiv një gjerman

Ish- menaxheri  i Bundesligës , Jörg Schmadtke, do të jetë menaxheri i ri i transferimeve në skuadrën e Liverpoolit, ku prezantimi i tij do të bëhet zyrtarisht të premten.

Negociatat mes klubit dhe ish-menaxherit kanë vijuar prej javësh.

Rastësisht, Schmadtke dhe Klopp njihen prej kohësh dhe janë në marrëdhënie miqësore.

Sipas raportit, Schmadtke fillimisht do të punojë në Liverpool për tre muaj. Më pas do të diskutohet për angazhim afatgjatë. /IndeksOnline/