75 Mall Live Search
17:11 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

Klopp e merr vendimin e madh për mbrojtësin Kabak, para ndeshjes me Man Cityn

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka konfirmuar se transferi i ri nga Schalke, Ozan Kabak do të luajë në fundjavë ndaj Cityt.

Por, Liverpooli nuk mund të llogaritë në Alissonin, Fabinhon e Sadio Manen, shkruan IndeksOnline

“Po ai e ka lejen që të luaj me ne”, tha shkurt trajneri gjerman.

“Alisson ndihet shumë më mirë, mjaft mirë për të pasur një seancë individuale sot. Sadio dhe Fab do të jenë në pjesë të trajnimit të ekipit sot, dhe pastaj do ta shohim,” shtoi ai.