75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / A. A

Klopp e qon në qiell Mourinhon: E ka bërë Tottenhamin makineri të rezultateve pozitive

Jose Mourinho ka marrë fjalë miradie nga Jurgen Klopp.

Trajneri i Liverpoolit, e ka cilësuar portugezin si ‘makineri e rezultateve’ duke i mbyllur gojën kritikëve.

Edicionin e kaluar, Tottenhami e mbylli sezonin duke pasur 40 pikë më pak se Liverpooli.

“Është me të vërtetë impressive ajo çfarë ka bërë Jose te Tottenhami. Mënyra se si ata luajnë sivjet është shumë e mirë. Ai e ka bërë klubin ‘makineri të rezultateve. Harry Kane është duke luajtur njejtë sikur Firmino tek ne” deklaroi Klopp.

Kampioni anglez do të ballafaqohet të mërkurën me ‘Gjelat’ nga ora 21:00.

Dy skuadrat kanë pikë të barabarta nga 25.

/Indeksonline/