12:33 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Klopp: E shikojmë veç punën tonë!

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i interesuar vetëm në ndeshjet e skuadrës së tij. Gjermani ka deklaruar nuk i intereson shumë çfarë do të bëjë Manchester City në ndeshjet e saj.

“Pse duhet të mendojmë ku mund të rrëshqasë City ose jo? Ne luajmë kundër Newcastle në ndeshjen e radhës në ligë. Për Newcastle është ndeshja e fundit në shtëpi, këtë sezon. Pastaj ne kemi ndeshjen e fundit kundër Wolves, ‘wow’! Nesë ne e bëjme punën tonë në këto dy ndeshje dhe ndodhë diçka ne ndeshjet tjera, atëhere jemi aty [kampion]. Nuk mund të kërkoni fat, nuk mund te kërkoni kësmet, duhet të punoni për të” deklaroi Klopp.

Manchester City do të luaj sot kundër Burnleyt nga ora 15:05. /Indeksonline/