75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Klopp: Faji është i imi, lojtarët dhanë gjithçka

Liverpooli është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga Atletico Madrid me rezultat 2-3 pas kohës shtesë.

Trajneri i Reds, Jurgen Klopp e ka mbajtur fajin mbi vete derisa ka thënë se lojtarët dhanë gjithçka në fushë.

Kur rezultati shkoi në 2-1 nuk ishte shumë e rrezikshme, ishte një goditje por nuk është problem i madh. Goli i dytë ishte problem shumë i madh“, ka thënë trajneri i Liverpoolit.

Pas golit të dytë ishim pak të lodhur. Gjithçka që dukej e natyrshme gjatë kohës së rregullt më pas u bë pak e ashpër. Lojtarët nuk kishin të njëjtën cilësi. Kemi dashur që të shënojmë si në golin e parë, i cili ishte i shkëlqyeshëm“.

Jam plotësisht i lumtur me përformancën. Është kaq e vështirë të luash me një kundërshtar se ky“.

Unë nuk e kuptoj cilësinë e futbollit që ata kanë. Ata mund të luajnë futbollin e duhur, por ata qëndrojnë mbrapa dhe përdorin kundërsulmet“.

Unë e kuptoj që unë jam një humbës me të vërtetë i keq, veçanërisht kur djemtë bëjnë një përpjekje të tillë kundër lojtarëve të klasit botëror“, ka përfunduar Klopp.

Liverpool, përkundër formës së mirë që ka treguar nuk arriti të mbroj titullin e fituar sezonin e kaluar. /IndeksOnline/