Klopp flet pas fitores dramatike ndaj Salzburgut
Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur për BT Sport në përfundim të ndeshjes kundër Slazburg.
“Është më mirë ta mësosh mësimin gjatë ndeshjes, sesa të flasësh për të pas saj. Mendoj se kemi qenë të jashtëzakonshëm në 30 minutat e para, më pas Salzburg-u ndryshoi sistemin e lojës dhe ne humbëm topin. Kjo na krijoi shumë probleme”, deklaroi Klopp.
“Nuk jam i zemëruar. Skuadra ka luajtur mirë dhe ka luftuar për të marrë fitoren. Ky është një grup i vështirë, por i donim tri pikët dhe tani jemi në lojë”.