75 Mall Live Search
09:40 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

Klopp flet pasi Mane nuk ia shtërngoi dorën pas ndeshjes: Ne do të flasim!

Trajneri i Liverpoolit ka folur pas ndeshjes me Man United që e fitoi me rezultatin final në 2:4.

Klopp, kishte vendosur të mos e inkuadrojë nga fillimi Sadio Manen dhe ai u fut si zëvendësues në fund të takimit duke sjellur paknaqësi te lojtari, shkruan IndeksOnline

Mane, pas ndeshjes nuk ia shtërgoi dorën Kloppit, ku për këtë kishte përgjigje tekniku gjerman.

“Unë nuk mund ta bëj një histori më të madhe. Futbolli është një lojë emocionuese dhe njerëzit presin që ne të kontrollojmë emocionet tona gjithmonë, por nuk funksionon kështu. Ne do të flasim për këtë dhe gjithçka do të jetë mirë”, tha Klopp.