23:27 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / Gj. Sh

Klopp flet pasi Nunez shënoi katër gola ndaj Leipzigut

Liverpuli ka arritur të shënoj fitore bindëse në ndeshjen miqësore ndaj Leipzigut me rezultat 5-0.

Katër nga pesë golat në këtë ndeshje i ka shënuar transferi i ri Darvin Nunez, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes trajneri i Liverpulit e ka vlersuar lartë paraqitjen e sulmuesit uruguaian në ndeshjen kundër Leipzigut.

“Unë nuk e di mirë marrëveshjen me Salah, por ai ishte shumë bujar duke i dhënë atij penalltinë për të shënuar. Pas atij goli të parë, Darvini hapi kutinë e Pandorës, por ai ende po përshtatet me lojën tonë. Ishte një natë perfekte për të, është një avancim i madh, ndryshe nga të tjerët që kemi në skuadër”, tha trajneri i Liverpoolit./Indeksonline/