75 Mall Live Search
09:45 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Klopp flet për Firminhon: Ai është në top-formë, shënoi dy herë për Brazilin

Sot me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.

Pak para kësaj sfide interesante, foli edhe tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ku tha se Firmino është në formë të mirë, shkruan IndeksOnline  

“Ai shënoi dy herë për Brazilin dhe është në top formë për të qenë i sinqertë. Ai do të luajë për aq kohë sa mundet. Pra, është normale që ju ta diskutoni atë dhe ne të diskutojmë për performancat, si individuale ashtu edhe si ekip”, tha Klopp.