75 Mall Live Search
13:14 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / Blerim

Klopp flet për lëndimin e Gomez: Ai po rikuperohet, operacioni ishte i suksesshëm

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për lëndimin e mbrojtësit të qendrës, Joe Gomez, i cili nuk do të mund të luajë ndaj Leicesterit.

Në një konferencë për media para ndeshjes së dielës, Klopp sqaroi situatën në klubin e tij, ku vendosi të flas edhe për Gomez, i cili ishte partneri më i mirë i Van Dijk në mbrojtje, e tani që të dy nuk janë në dispoziicion për ta ndihmuar skuadrën, shkruan IndeksOnline

“Është e vështirë – ai është me familjen e tij tani. Operacioni ishte i suksesshëm. Ai tani po rikuperohet dhe pastaj fillon rehabilitimin. Ne po ndihmojmë atë. Pas operacionit ju ndjehen vetëm por ai ndihet i plotë”, tha Klopp.