Klopp flet për mundësinë që të merr drejtimin e Real Madridit
Jurgen Klopp është përmendur si një nga emrat e mundshëm për trajnerin e ri të Real Madridit, pas përfundimit të sezonit.
Klubi mbretëror shkarkoi Xabi Alonson pas humbjes nga Barcelona në Superkupën e Spanjës, derisa emëroi Alvaro Arbeloan si trajner të përkohshëm, shkruan IndeksOnline.
Pas këtyre ndodhive, mediat spanjolle raportuan se Klopp është një nga të pëlqyerit e drejtuesve të Realit për trajner të ri.
Por gjermani ka reaguar pa këtyre lajmeve, duke thënë se pozita të cilën e mban aktualisht te ”Red Bull” është vendi i duhur për të dhe nuk i intereson ajo çfarë po ndodh te Reali.
“Real Madrid? Red Bull është vendi i duhur për mua. Ajo që po ndodh në Real Madrid nuk më shqetëson fare.”, ka deklaruar Klopp./IndeksOnline/

