Klopp flet për rastin Ramos-Salah: Kurrë s’do e ftoja në ‘party’ të ditëlindjes!

Jurgen Klopp ka folur për ndeshjen çerekfinale kundër Real Madridit.
Klopp nuk mundi pa e përmendur edhe incidentin mes Sergio Ramos dhe Momo Salah në finalen e 2018 – ku spanjolli e kishte detyruar të largohej nga loja sulmuesin egjiptian, shkruan IndeksOnline
“Nuk e pëlqeva atë moment dhe s’dua të flas shumë”, ka thënë Jurgen Klopp.
Gjatë konferencës, Klopp u pyet nga gazetari se a do ta ftonte në ‘party’ për ditëlindje mbrojtësin spanjoll?
“Sigurisht që jo”, vazhdoi Klopp.
Ndeshja e parë çerekfinale mes Liverpoolit dhe Real Madridit zhvillohet sonte nga ora 21:00./IndeksOnline/