23:58 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Klopp flet për Shaqirin pas ndeshjes me Arsenalin: Ai nuk është i lëndduar

Si duket Shaqiri po përgatit një plan të ri, ai pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë, pasi ai nuk ishte i ftuar në humbjen e Liverpoolit ndaj Arsenalit me anë të penalltive në EFL Cup


Klopp nuk po i jep atij mundësi të luajë me Liverpoolin pothuajse në asnjë ndeshje dhe për këtë “majtaku” kosovar ka vendosur të largohet, shkruan IndeksOnline

Sot Shaqiri nuk ishte i ftuar për takimin me Arsenali në EFL Cup, dhe për këtë pas ndeshjes foli edhe tekniku Klopp, ku nuk zbuloi asgjë rreth ndonjë transferimi, por la të kuptojë se Shaqiri dëshiron të largohet nga “Anfield”.


“Nuk dua te them asgjë për këtë, vetë dua te them se ai nuk është i lënduar dhe se nuk janë arsyet displinore”, tha Klopp.