Klopp flet për Shaqirin, tregon gjendjen e tij para ndeshjes me Tottenhamin
Xherdan Shaqiri dhe Alexander-Arnold kanë rifilluar stërvitjet e plota me ekipin pas rikuperimit nga lëndimet.
Dyshja u detyruan të lihen jashtë listës nga kombëtaret e tyre përkatëse për shkak të lëndimeve.
Më parë këtë javë, Jurgen Klopp konfirmoi se Shaqiri dhe Arnold ishin ende duke kryer proceset rehabilituese në Melëood.
Megjithatë, Klopp zbuloi në konferencën para ndeshjës me Tottenhamin se të dy u janë bashkuar pjesës tjetër të ekipit.
Klopp tha: “Dje ishin të gjithë në stërvitje, kështu që ne do të shohim si do të reagojnë ata. Në të vërtetë nuk kishte alternativë për Shaq dhe Trent dhe nuk ishin të përfshirë në lojëra në atë periudhë. Të rrezikoja me ta do të ishte me të vërtetë e çmendur sepse ata kishin nevojë për këtë, kishin nevojë për trajtim, kishin nevojë për rehabilitim dhe të gjitha ato gjëra” deklaroi trajneri gjerman.
“Ata duhet të jenë OK. Ata do të stërviten edhe sot dhe pastaj do të shohim”, shtoi tutje Klopp./IndeksOnline/