75 Mall Live Search
11:14 / E Premte, 03 Nëntor 2023 / L K

Klopp flet për situatën e Luis Diaz, jep një lajm të mirë për të

Babai i yllit të Liverpool, Luis Diaz është ende i rrëmbyer. Ai mbahet rob nga grupi më i madh rebel i Kolumbisë, ELN (Ushtria Çlirimtare Kombëtare).

Megjithatë, raportet thonë se rrëmbyesit së shpejti do të bien dakord për lirimin e babait.

Jurgen Klopp ka konfirmuar sot se Luis Diaz mund të luaj në ndeshjen e të dielës ndaj Luton.

“Diaz është rikthyer në stërvitje dhe është duke u stërvitur dy ditët e fundit. Lojtari do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen” ka konfirmuar Klopp./Indeksonline/