Klopp flet për të ardhmen e Shaqirit, tregon se pse nuk u ftua në ndeshjen kundër Arsenal

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp në një intervistë pas ndeshjes me Arsenal ka treguar se pse Xherdan Shaqiri nuk ishte as në bankë rezervë.
“Nuk dua të them asgjë në lidhje me këtë, ajo që mund ta them se ai nuk është i lënduar dhe nuk mungoj për arsye disiplinore, ai nuk bëri asgjë keq. Vetëm se është një kohë e vitit kur trajneri merr disa informacione dhe duhet të reagoj. Ne do ta shohim”, u shprehë Klopp, transmeton Indeksonline.
Shaqiri gjatë këtij viti nuk ka marrë shumë minuta, por Klopp gjatë tërë kohës është shprehur se ai është i rëndësishëm për ekipin.
Ai ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje këtë sezon në Premier Ligë. Shaqiri u paraqit vetëm në një ndeshje në “EFL Cup” ./Indeksonline/