23:27 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Klopp flet për vazhdimin e kontratës së Milner

Jurgen Klopp është shprehur i gëzuar për vazhdimin e kontratës së James Milner me klubin anglez.

Po ashtu trajneri e ka cilësuar atë si një futbollist profesionit dhe person të jashtëzakonshëm.

“Ai është kapiteni ynë dhe padyshim një nga udhëheqësit e mëdhenj në skuadrën tonë. Ai është po aq i rëndësishëm për ne në dhomat e zhveshjes sa është në fushë, dhe kjo ju tregon gjithçka, pasi ai është një lojtar i madh dhe i madh për ne. Ai është një zë i madh në dhomën e zhveshjes”, tha Klopp.

Po ashtu trajneri i Liverpool tregoi se ai ka qenë një shembull mjaftë i mirë për skuadrën duke e motivuar skuadrën në ndeshjen kundër Barcelonës./Indeksonline/.