Klopp, Gerrardit: E ke lejen time, nëse na shënon nesër, festo si i çmendur

Menaxheri i Liverpool-it , Jurgen Klopp, i ka dhënë Steven Gerrard-it bekimin e tij për të festuar si një ‘djall i çmendur’ nëse skuadra e tij Aston Villa shënon në Anfield. Megjithatë, Klopp shpreson se Gerrard nuk do ta ketë shansin lehtë për ta bërë këtë.
Para konferencës, Klopp kishte bërë shaka me mediat duke thënë se nuk pranon pyetje në lidhje me rikthimin e Gerrard në Anfield.
“Gjëja e parë që dua të them…Nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetjeje rreth Steven Gerrard sot. Ai nuk e ka idenë se si do të ndihet kur do të hyjë në stadium. Pata ndjenjën e ngjashme kur u ktheva në Mainz.
Stevie është mik me 99.9 për qind të njerëzve që punojnë në Liverpool FC. Dhe 0.1 për qind thjesht nuk e kanë takuar atë ende.
Kur i shënova Mainzit me skuadrën e Dortmundit, festova si i çmendur. Dhe Gerrard e ka lejen time ta bëjë këtë nesër. Le të shpresojmë që ai të mos ketë arsye për ta bërë këtë.
Stivi më ka dërguar mesazh dhe më ka thënë se mezi pret që të jetë në krahët e mi. Pas ndeshjes ndaj Leicester, unë e përgëzova atë për fitore me një SMS. Aspak keq, shihemi javën tjetër, i shkrova në SMS” ka thënë Klopp./Indeksonline/