Klopp gëzon tfiozët e Liverpool, nuk përjashton rikthimin e Thiagos, Alissonit dhe Matipit kundër Sheffieldit

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk ka përjashtuar mundësinë që Thiago Alcantara, Joel Matip dhe Alisson të luajnë nesër.
Ai po ashtu konfirmoj që Chamberlain, Van Dijk dhe Kostas janë të vetmit futbollist që s’mund të paraqiten në ndeshjet e ardhshme, transmeton Indeksonline.
“Përveç Oxlade Chamberlain, Virgil dhe Kostas, të tjerët duhet t’i shohim ditë pas dite se a janë përmirësuar”, u shprehë Klopp në konferencë sot.
Van Dijk pritet të mungoj së paku 6 muaj për Liverpoolin pas lëndimit që mori kundër Everton./Indeksonline/