23:24 / E Enjte, 28 Janar 2021 / A. A

Klopp: Golat u shënuan nga njerëzit e duhur në momentin e duhur

Jurgen Klopp ka pasur vetëm lëvdata për futbollistët e tij pas fitores 3-1 ndaj Tottenhamit.

Trajneri i Liverpoolit i është gëzuar golave të Alexander Arnold, Sadio Manes e Roberto Firminos, duke thënë se lojtarët e duhur shënuan në momentin e duhur.

“Në sulm luajtëm shumë mirë, mendoj që u përballëm shumë mirë me formacionin e tyre. Kundërsulmi funksionoi mirë, ndërsa vija e fundit e mbrojtjës ishte në nivel. Në përgjithësi ishte performancë e mirë, pashë shumë gjëra që doja t’i shihja. Jam shumë i kënaqur, ishte ndeshje me ritëm të lartë. Golat u shënuan nga njerëzit e duhur në momentin e duhur” deklaroi Klopp.

Liverpooli pas kësaj fitoreje zë vendin e 4-të në tabelë me 37 pikë.

/Indeksonline/