14:30 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / A. A

Klopp: Guardiola, menaxheri më i mirë në botë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka uruar rivalët e Manchester Cityt për triumfin në Premier Ligë.

‘Citizens’ të martën u shpallën zyrtarisht kampionë të Anglisë.

Klopp e cilësoi Guardiolan menaxherin më të mirë në botë.

“Ka qenë sukses i merituar, e uroj Manchester Cityn dhe Pep Guardiolan. Për mua ai mbetet menaxheri më i mirë në botë” deklaroi Klopp.

/Indeksonline/