10:59 / E Martë, 02 Janar 2024 / AR

Klopp humb unazën gjatë festimeve me tifozët, gëzimi i tij kur e gjen është thjesht epik

Jurgen Klopp u shpëtua nga një kameraman pasi humbi unazën e tij të martesës gjatë festimeve që pasuan fitoren 4-2 të Liverpool ndaj New

Pas ndeshjes, Klopp shkoi deri tek Kop End për të festuar së bashku me tifozët.

Por gjatë rrugës, ai humbi unazën e tij të martesës, e më pas e kuptoi se bizhuteria po i mungonte në gisht.

Kamerat e Sky Sports e ndoqën shefin e Reds ndërsa ai kthehej mbrapa, duke u bredhur nëpër fushë në panik përpara se të gjente përfundimisht unazën me ndihmën e një kameramani.

Ja pamjet interesante: