75 Mall Live Search
23:10 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Klopp i bie pishman për festimin e çmendur që kishte bërë në ndeshjen e sotme

Liverpool gjatë ditës së sotme u përball me skuadrën e Bournemouth, ndeshje kjo e cila që nga fillimi u pa që nuk do të jetë aq e lehtë për skuadrën e Klopp.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi që në minutën e 9’ pas golit të shënuar nga Wilson, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo Salah arriti që në minutën e 25’ ta barazoj rezultatin kurse në minutën e 33’ Mane e kaloi skuadrën e Liverpoolit në epërsi.

E pas golit të Mane, Klopp nga gëzimi festoi në mënyrë të pakontrolluar por që më vonë ka treguar se është penduar për këtë festim.

“Të jem i sinqert, po ajo ndodhi. Por a do ta bëja përsëri. Jo” tha Klopp./IndeksOnline/.