Klopp i bindur për transferimin e futbollistit gjerman, kërkon një takim me të

Trajneri i Liverpool siç duket është i bindur për transferimin e Timo Werner mirëpo ai po dëshiron që të takohet me futbollistin para se të merret ndonjë vendim për transferimin e tij.
Sipas Dialy Express, Liverpool është shumë afër që të arrijë një marrëveshje për transferimin e futbollistit gjerman, transmeton IndeksOnline.
Werner ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh.
Po ashtu sipas këtij raportimi dëshira e Klopp për të nënshkruar me Werner është më e madhe se kurrë./IndeksOnline/.