Klopp i çmendur, e kishte thirrur Fergusonin në ora 3 të natës për t’i treguar se e fitoj Premier Ligën

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, fitoi trofeun e si trajneri i vitit nga shoqata e trajnerëve në Angli.
Çmimi i “Sir Alex Ferguson” shkon pikërisht te gjermani që riktheu titullin në Anfield pas 30 vitesh.
Ndërsa është vet ish-trajneri i Manchester United, Ferguson i cili ka zbuluar një çmendur të Klopp. Ai bëri të ditur se trajneri gjerman e ka telefonuar atë në ora 3:30 të mengjësit pasi fitoi Premier Ligën, përcjellë IndeksOnline.
“Po të fal që më ke telefonuar në ora 3:30 të mëngjesit për të më thënë se keni fituar Ligën Premier. Faleminderit. Sidoqoftë, e keni merituar plotësisht”, ka thënë trajneri legjendar i Manchester United.
Kjo deklaratë ishte tejet miqësore mes dy trajnerëve, që edhe pse nuk kanë pasur fatin të takohen në Ligën Premeir, Klopp kishte takuar skocezin qysh kur kishte arritur te Liverpooli./IndeksOnline.