Klopp i gatshëm për Realin në ‘Anfield’, përmend rikthimin në ndeshjen me Barcelonën

Klopp është i gatshëm për Real Madridin të mërkurën.
Ndonës takimi pari u mbyll në 3:1, tekniku gjerman thotë se klubi i tij janë të gatshëm ndaj Realit në ‘Anfield’, shkruan IndeksOnline
Mes tjerash, Klopp beson se do ta rikthejnë rezultatin, por përmend faktin se mungesa e tifozëve në stadium do t’i kushtëzojë ata.
“Na duhet një performancë perfekte të Mërkurën nëse duam të kemi thjesht një shans,” tha Klopp.
“Mënyra se si kemi luajtur dhe mënyra sesi luajti Real Madrid atje, nuk duket shumë premtuese.
“Por gjëja e mirë është që ne mund të luajmë më mirë, gjë që do të ndryshojë lojën. Por duhet ta bëjmë.
“Do të jetë e vështirë, por ne do ta provojmë mund të premtoj. Kjo është e vetmja gjë që mund të themi “, vazhdoi tekniku gjerman.
Klopp, gjithashtu përmendi rikthimin ndaj Barcelonës në ‘Anfield’, por beson se tifozët ishin ata që ndikuan.
“Nëse doni të keni disa kujtime emocionale, ju shikoni ndeshjen e Barcelonës dhe 80 përqind e kësaj loje ishte atmosfera në stadium, unë do të thoja,” tha Klopp pas disfatës së javës së kaluar .
“Ne duhet të bëjmë pa atë. Edhe pse shumicën e kohës e kemi arritur me tifozët në stadium. Këtë nuk e kemi tani”, përfundoi ai.