Klopp i ndjek ndeshjet e Milot Rashicës
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklarur se është një fans i Barcelonës, Tottenhamit dhe Manchester Cityt.
Ai gjithashtu ka zbuluar se cilat skuadra i ndjek vazhdimisht në futboll.
Si fans i futbollit Klopp thotë se kënaqet jashtëzakonisht shumë duke shikuar futboll të top ligave evropiane, e në veçanti është i lidhur ende me Bundesligën.
Si klubet e preferuara të tij në Gjermani, Klopp ka përmendur ish-skuadrën Borussia Dortmundin, Werder Bremenin e Mainzin.
“Kurdo që kam kohë më pëlqen ta shikoj duke luajtur Dortmundin sepse ende jam i lidhur me të. Për më tepër janë tre ekipe që shikoj: City, Barcelona e Tottenhami. Gjithmonë më pëlqen”, tha Klopp.
E gjithashtu më pëlqejnë t’i shikoj edhe Werder Bremenin e Mainzin, me këtë të fundit edhe vazhdoj të jem i lidhur. Është mbresëlënëse se si luajnë nën menaxhimin e Sandro Schwarzit”, ka deklaruar Klopp për DAZN.