75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kloppi i pakënaqur me Adrianin, Liverpooli afër transferimit të portierit anglez

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet e portierit spanjoll, Adrian.

Sipas “Daily Express”-it, Liverpooli është duke kërkuar që tq transferojë një portier në ditën e fundit të merkatos në Angli, transmeton Indeksonline.

“The Reds”-i është vënë pas portierit anglez, Ben Foster. Liverpooli ka kohë vetëm edhe sot që ta transferojë Fosterin.

Kloppi e sheh portierin anglez si me më shumë përvojë dhe me më shumë cilësi. Liverpooli beson se do të ishte një zëvendësues i mirë për Alissonin.

Merkatoja brenda Anglisë ka qenë e hapur deri sot./Indeksonline/