75 Mall Live Search
23:20 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Klopp i shqetësuar për gjendjen e lojtarëve para ndeshjes me Aston Villën

Nesër me fillim nga ora 16:00 skuadra e Liverpoolit do të takohet me Aston Villën për xhiron e 31’të në Premierligë.

Klopp është i brengosur për këtë ndeshje, pasi ka mungesa të shumta neshje, pasi ka mungesa të shumta në mbrojtje dhe vjen nga një humbje në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline

Ai tha se ndonjëri nga futbollistët e lënduar mund të riktheht.

“100% sinqeritet po them që nuk e dimë ende”, tha ai.

“Disa lojtarë duken që do të mund të jenë të gatshëm por duhet ta shohim nesër informacionet që na vijnë”, përfundoi Jurgen Klopp.

Liverpooli po vazhdon të jetë pa lojtarët kryesorë, për “The Reds” mungojnë ende, Van Dijk, Henderson, Gomez dhe Matip