75 Mall Live Search
22:32 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / Blerim

Klopp: Jam i lumtur që tifozët po rikthehen në stadiume!

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e mirëpret rikthimin e një pjese të tifozëve në tribuna.

Skuadra e Liverpoolit do të jetë mysafirë i klubit të Wolves këtë fundjavë, ku do të mundohen që të japin më të mirën nga vetja dhe të vazhdojnë rrugën drejtë titullit të kampionit në Premierligë, shkruan IndeksOnline

Kështu, Klopp para kësaj ndeshje u shpreh mjaft i lumtur që rreth 2 mijë tifozë do të ejnë në tribuna për të shikuar përsëri ndeshjet.

“Kur shkoni në Anfield, nuk ka rëndësi numri sa jeni, rëndësi ka ndikimi që mund të kenë, dhe shpresoj që me 2 mijë tifozë rrjedha e lojës do të jetë ndryshe, pasi tifozët mund të jenë të inatosur dhe 2 mijë të inatosur mund të ndikojnë goxha shumë.

“Ata duhet të jenë të lumtur dhe të mos mendojnë negativisht. Duhet të jenë të lumtur që janë në stadium dhe unë jam i lumtur gjithashtu që ata janë në stadium”, tha ndër të tjerash Klopp.

Kujtojmë se mbrëmë në ndeshjen e Evropa Ligës ndërmjet Arsenalit e Rapid Vienna ishin të pranishëm në “Emirates” rreth 2 mijë tifozë./IndeksOnline/