Klopp: Jemi mësuar, sqetullat, logon e klubit dhe gishtat e këmbës i kemi gjithmonë offside

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reaguar pas barazimit 1-1 kundër Brightonit në Premier Ligë.
Ai ka komentuar vendimet e VAR-it, që ia anuluan dy gola ‘të kuqve’.
“Jemi mësuar kështu që sqetullat, logon e klubit dhe gishtat e këmbës i kemi gjithmonë offside. Mendoj që ishte penallti në Danny Welbeck. James Milner ka lëndim muskulor. Nëse do të kisha mundësinë të bëja 5 zëvendësime, do ta largoja Robertsonin nga loja, për ta ruajtur jo për ndryshim taktik” deklaroi Klopp.
Liverpooli është lider tani me 21 pikë, 1 më tepër se Tottenhami që luan të dielën kundër Chelseat.
/Indeksonline/