14:24 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / A. A

Klopp: Jemi në garë për top 4

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka mbajtur një konferencë për media para derbit me Chelseat që zhvillohet të enjtën.

Gjermani vlerësoi lartë punën e bashkëkombësit të tij, Thomas Tuchel te Chelseat.

Sa i përket objektivit kryesor që ka klubi, Klopp theksoi se synojnë të jenë në top 4-she.

“Para një jave ishim jashtë garës për top 4, tani jemi brenda. Kemi disa kundërshtarë që kanë të njejtin synim, si Spurs, West Ham e Leicester. Do të jetë një garë shumë interesante deri në fund” deklaroi Klopp, transmeton Indeksonline.

Menaxheri 53 vjeçar bëri të ditur që Diogo Jota është rikthyer në stërvitje të hënën dhe ende nuk dihet nëse do të luaj ndaj Chelseat.

Ndërsa braziliani Fabinho do të jetë në dispozicion, por Klopp ende nuk ka vendosur nëse do ta inkuadrojë në mesfushë apo mbrotje.

Ndryshe, ‘të kuqtë’ arritën fitoren e parë pas 4 humbjeve në Premier Ligë, duke mposhtur Sheffieldin 2-0.

/Indeksonline/