75 Mall Live Search
18:17 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Klopp jep lajmin e hidhur, ”Do të largohem nga Liverpuli nëse…”

Interesi i FSG-së për shitjen e Liverpool-it hapi mundësinë që një shtet i Lindjes së Mesme ta blejë klubin, siç ka ndodhur tashmë me PSG-në, Newcastle-n dhe Manchester City-n.

Ndërsa një pjesë e tifozëve të Liverpool pranojnë se do të jenë të kënaqur me paratë e naftës që do të derdhen në klub, pyetja e madhe mbetet nëse Jurgen Klopp do ta pranojë atë.

Trajneri ka kritikuar më parë Manchester City, PSG-në dhe Newcastle për shpenzimin e parave sa të duan.

Gazetari i Athletic, Matt Slater beson se gjermani do të largohet nga Liverpool në rast të një marrjeje nga shteti i naftës.

“Edhe nëse e blejnë Liverpoolin, a është kjo ajo që duan tifozët e Liverpool-it?”

Do të jetë e vështirë të shihet nëse ai do të qëndrojë këtu. /abcnews.al/