14:28 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Klopp jep një lajm shqetësues për Liverpoolin, mungon disa ndeshje kapiteni në super-formë

Jurgen Klopp ka konfirmuar lëndimin e Jordan Henderson. Trajneri gjerman ka thënë se kapiteni i Liverpoolit do të mungojë se paku 3 javë.

Klopp ka thënë se Hendo do të humbas 4-5 ndeshje.

“Do të jetë jashtë fushave së paku 3 javë. Nuk është mirë kjo situatë, por ka mundur të jetë shumë më keq” ka thënë Klopp.

Nuk dihet ende nëse kapiteni i kampionëve të Evropës do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madrid.

Henderson ka qenë lojtari më në formë i skuadrës në dy muajt e fundit./Indeksonline/