75 Mall Live Search
15:31 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Klopp: Juventus ka një skuadër të jashtëzakonshme, Manchester City dhe Barcelona nuk mund të injorohen

Liverpooli në këtë sezon është në formën më të mirë të mundshme andaj edhe është afër që ta fitojë ligën angleze.

Klopp dha një intervistë për ‘The Guardian’ e në të cilin tregoi se nuk e sheh Liverpoolin si favorit për të fituar edhe Ligën e Kampionëve, transmeton IndeksOnline.

“Juventus ishte favoriti im para sezonit, ata kanë skuadrën më të madhe që kam parë ndonjëherë. Bayern Munich gjithashtu ka një skuadër bombastike, PSG gjithashtu nëse të gjithë duhet të jenë të aftë. Sigurisht, Manchester City dhe Barcelona nuk mund të injorohen ”.

Mirëpo Klopp tregoi se janë duke u përgaditur edhe për këtë sfidë dhe që vitin e kaluar sipas tij kanë treguar që mund t’i mposhtin edhe skuadrat më të mira në botë.

“Unë nuk e di se sa larg mund të arrijmë. Por ne duhet të jemi gati për të. Ne treguam vitin e kaluar që mund të mposhtim ekipet më të mira në botë ”.

Të martën Liverpool do të jetë mysafir i Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/.