75 Mall Live Search
20:36 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / C E

Klopp ka dy opsione për ta përforcuar mbrojtjen, njëri është i preferuari i tij

Me dëmtimet e Virgil van Dijk dhe Joe Gomez, Liverpool ka disa mangësi në mbrojtje që nga fillimi i sezonit.

Për këtë arsye Jurgen Klopp duket se do të marrë masat në merkaton e janarit.

Sipas Daily Mail, trajneri i Të Kuqve ka vënë në shënjestër një lojtar të ish-klubit të tij, Borussia Dortmund. Lojtari në fjalë është Manuel Akanji.

Ish-ylli i Basel është bërë një titullar i pazëvendësueshëm në këtë sezon me verdhezinjtë dhe kjo e bën të vështirë largimin e tij në janar.

Alternativa për Liverpool-in është Ben White i Brighton, megjithatë, Klopp më shumë preferon Akajin. /IndeksOnline/